Ratko Mlladiç, mund të vijë në Serbi me lirim të përkohshëm në fund të marsit – shkruan media e Beogradit Novosti.
Ai i kërkoi gjykatës në Hagë për ta lejuar që në 25-vjetorin e vetvrasjes së vajzës së tij Ana, të vizitojë varrin e saj në Beograd, por dhe të nënës e të afërmve të tjerë. E kjo me pretendimin se edhe atij po i vjen fundi.
Kërkesa për liri të përkohshme shoqërohet me garanci nga qeveritë e Serbisë dhe Republika Srpska se Mlladic më pas do të kthehen në paraburgim në Scheveningen.
Avokati i Mladiçit, Branko Lukiç, tha se shpresohet që Dhoma Gjyqësore do të përmbushë kërkesën dhe për disa ditë Ratko do jetë në liri të përkohshme.
“Tashmë është një plak, një njeri me shëndet të çrregulluar dhe duhet lejuar të kalojë vizitojë varret. Gjithashtu, nuk ka asnjë mënyrë për të shpëtuar, sepse ai do të mbikëqyret vazhdimisht”, tha Lukiç. /tesheshi.com/