Televizioni serb B92, në një shkrim të tijin në lidhje me qeverinë e Kosovës, thekson se kabineti i Ramush Haradinajt është në dorë të Behgjet Pacollit dhe Listës Serbe.
Sipas një komenti të gjatë ku bëhet një profil i të gjithë qeverisë së Kosovës, B92 thekson se ministrat më të rëndësishëm i ka AKR e Behgjet Pacollit, ndërsa Lista serbe ka “çelësat e qeverisë”.
Qeveria serbe konsideron si njeriun më të rëndësishëm të Listës në kabinetin e Ramush Haradinajt, juristin Nenad Rikalo, i cili ka qenë edhe përfaqësuesi serb në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.
B92, thekson se Bujqësia është shumë e rëndësishme pasi ka të bëjë me popullsinë e kthyer, e cila shumica jeton nëpër fshatra.
“Deri tani të kthyerit jetojnë në mjerim, u kanë marrë tokat, nuk kanë ujitje e as ndihma. Tani me marrjen e Bujqësisë, pritet që serbët të përfitojnë nga kreditë që Bashkimi Europian do ti japë Kosovës në kuadër edhe të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, thekson B92.
Kjo media serbe, ndërkaq flet edhe për Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj, që është një njeri i afërt me Pacollin, pasi ka punuar gjatë në bizneset familjare të kreut të AKR-së.
Sipas B92, është një gjë e mirë që në Ministrinë e Brendshme nuk drejtohet nga një “skifter”, i cili mund të përdorë Forcat Special të Kosovës, që janë edhe tmerri i Beogradit.
Në incidentin e trenit, trupat Speciale shkuan në veri dhe një raport sekret serb theksonte se ekzistonte rreziku që nëse ndërhynin “ninxhat e Thaçit” mund të ndodhë një spastrim i vërtetë etnik. /tesheshi.com/