Radio Zëri i Izraelit (Voice of Israel) raportoi se princi i Saudisë ishte në një vizitë sekrete në këtë vend, gjatë ditëve të fundit, shkruan sot Al Jazeera.
Media citoi korrespondentin e saj, i cili tha se: “Princi i Gjykatës Mbretërore ka vizituar fshehurazi Izraelin gjatë ditëve të fundit dhe ka folur për idenë e përmirësimit të paqes rajonale me një numër zyrtarësh.”
Sipas agjencisë së lajmeve ruse Sputnik, “zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Jashtme refuzuan të komentojnë mbi këtë çështje”.
Zëri i Izraelit raportoi se kryeministri izraelit u takua me zyrtarë të lartë nga Gjiri, pa identifikuar ato.
Simon Aran, korrespondent i shërbimit Israeli Broadcasting Corporation, raportoi të njëjtin lajm.
Kjo ndodhi një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se marrëdhëniet me shtetet arabe ishin “të papreçedenta”.
“Kjo që po ndodh me shtetet arabe nuk ka ngjarë kurrë në historinë tonë, edhe kur kemi nënshkruar marrëveshje. Bashkëpunimi mes Izraelit dhe shteteve arabe ekziston në mënyra të ndryshme dhe në nivele të ndryshme, edhe pse nuk është e dukshme mbi sipërfaqe. Tani ka më shumë zhvillime se gjatë çdo periudhe tjetër në historinë e Izraelit. Ky është një ndryshim i madh. E gjithë bota po ndryshon”, citohet të ketë thënë Netanyahu. /tesheshi.com/