Në disa media botërore po qarkullon lajmi se Shtëpia e Bardhë ka në plan largimin e Sekretarit të Jashtëm Tillerson, për ta zëvendësuar atë me shefin e CIA-s, Mike Pompeo. Lajmi i shpërndarë dhe nga Nju Jork Times, i referohet zyrtarëve të lartë nga brenda administratës amerikane, ku thuhet se kjo lëvizje pritet të ndodhë javët e ardhshme.
Shtëpia e Bardhë ka zhvilluar një plan për të zëvendësuar Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson me Mike Pompeo, drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, brenda disa javësh, Neë York Times raportoi të enjten duke cituar zyrtarë të lartë.
Sakaq, senatori Bob Corker tha se gjatë një bisede që kishte patur me Sekretarin Tillerson, ky i fundit nuk kishte asnjë dijeni për këtë lëvizje të përfolur, me në qendër figurën e tij.
Nga ana tjetër, reagimi i Shtëpisë së Bardhë ka qenë i ftohtë:
“Sekretari Tillerson vazhdon të udhëheqë Departamentin e Shtetit dhe e gjithë administrata është e fokusuar në përfundimin e këtij viti të jashtëzakonshëm e po ashtu të suksesshëm, nën udhëheqjen e Presidentit Trump”, tha zëdhënësja Sarah Sanders. /tesheshi.com/