Serbia nuk do të pranojë propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të njohur shtetin e Kosovës, por Beogradi refuzon edhe platformën e negociatave me Prishtinën, të cilat kanë si qëllimi përfundimtar i njohjen e Kosovës – shkruhet në shtypin e Beogradit dielës këtë të dielë, ku mesazhi i kreut të Shtëpisë së Bardhë cilësohet deri dhe “hipokrite” dhe e “pabesë” .
Është Veçernije Novosti, një media afër politikës pushtetit serb, që shkruan se “Beogradi nuk do të pranojë sugjerimin e pabesë e Amerikës për të njohur Kosovën, i cili është hipokrit, përcjellë në një letër urimi që presidenti Vuçiç mori për Ditën Kombëtare nga homologu amerikan”.
Titulli i shkrimit të Novosti-t ishte: “Propozim i i pahijshëm SHBA- Serbia refuzon kërkesën e Trump”.
“Këtë thirrje nga Shtëpia e Bardhë, si dhe platformën skandaloze e cila u miratua në Prishtinë, Beogradi e sheh si një veprim të sinkronizuar”, shkruan gazeta, referuar burimeve të brendshme presidenciale serbe. /tesheshi.com/