Pas bisedimeve të gjata dhe negociatave midis Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe udhëheqësit turk Rexhep Tajip Erdogan, një delegacion shtetëror serb udhëtoi për në Ankara për të negociuar blerjen e disa sistemeve të dronëve të tipit “Barjaktar”, pretendojnë mediat serbe.
Sipas medias serbe, ministri i Financave Sinisa Mali dhe ndihmës/ministri i Mbrojtjes për burimet materiale Nenad Miloradoviç, janë në krye të delegacionit që shkuan në Turqi. Ata duhet të vendosin të gjitha detajet dhe të përgatisin të gjithë dokumentacionin dhe kontratën në bazë të së cilës një nga sistemet luftarake më të fuqishme të dronëve aktualisht në botë do të arrijë në Serbi.
“Barjaktar” është një sistem i prodhimit turk që ka provuar të jetë jashtëzakonisht efektiv në konfliktet e luftës në Siri, Irak, Libi, por edhe në përleshjet e fundit në Nago-Karabak.
Në fund, mediat serbe pretendojnë se me këtë sistem dronësh, Serbia do të bëhej forca ushtarake më e fuqishme në ish-Jugosllavi. /tesheshi.com/