Kryeministri Rama e ndjeu si “këputje krahësh” faktin që Gramoz Ruçi nuk do jetë më pjesë aktive e politikës.
“Nuk dua t’jua fsheh që në të fundit e atyre takimeve të panumërta, Gramozi më tregoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga legjislatura e re dhe politika aktive pas plot 30 vjetësh, pata ndjesinë e këputjes së krahëve. E kuptova në çast se ishte vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi.
Pa këshillat me Gramozin, do kishim humbur për fajin tim disa prej ndeshjeve më të mira, por e di që do të mbetet qytetari im më i besuar deri në ditën time të fundit në detyrë. Merakun e kam në boshllëkun e madh të një eksperience të pashoqe.
Askush nuk është i pazëvendësueshëm e di, por e di që jo çdo kush është lehtësisht i zëvendësueshëm”, tha Rama në një fjalë dedikuar njëriut kryesor të PS-së në paskuintë.
Për Ramën, tërheqja e Ruçit bie era art politik.
“Kjo do të jetë sfidë më vete për mua dhe ne, por duhet të pranojmë me respekt vendimin e tij. Të zbresësh nga lartësia në kohën e duhur është art më vete. Do zoti të kem edhe unë këtë lloj arti. Janë shumë vitet e punës që kemi ndarë mes vete dhe është shumë më tepër se punë dhe që prej ditës së zgjedhjes time, bëhen plot 16 vjet që nuk ka pasur një vendim që se kam pleqëruar me ty para se me këdo tjetër.
Të jam mirënjohës jo vetëm se më ke mbështetur pa kursim, por mbi të gjitha të jam mirënjohës për çdo gabim që nuk më ke lënë të bëj dhe për çdo hov që ma ke ndalur dhe moderuar. Jo vetëm duke mos më lënë të nxitohem por edhe të kalitjes së durimit”, tha ndër të tjera kreu i mazhorancës. /tesheshi.com/