Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mbyllet fushata në Maqedoni, shqiptarët përpara sprovës finale: ja pse BESA prishi skemat e politikës së vjetër

by te Sheshi
13/10/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Mbyllet fushata në Maqedoni, shqiptarët përpara sprovës finale: ja pse BESA prishi skemat e politikës së vjetër

Nga Ylli Pata 

Tashmë është mbyllur fushata elektorale e zhurmshme dhe shpeshherë e pandershme dhe shqiptarët e Maqedonisë janë para sfidës ndoshta më të rëndësishme prej kur vendi që ata kanë vendosur të jenë aksioner është larguar nga Jugosllavia.

Për herë të parë, shqiptarët e Maqedonisë, të cilët deri tani kanë luftuar si të shpëtojnë nga dhuna apo presioni i sllavomaqedonasve, të dielën kanë shansin jetik për të vendosur themelet e klasës politike dhe administratorëve të vendbanimeve shqiptare.

Për herë të parë shqiptarët e Maqedonisë, kanë shansin që të braktisin politikën që për 25 vjet mbajti peng konfliktin dhe përbaltjen, si dhe më të egrin armik, korrupsionin e gjithanshëm, atë financiar dhe moral.

Në zgjedhjet për krerët e Tetovës, Gostivarit, Shkupit, Kërçovës dhe Strugës, ndryshe nga herët e tjera po konkurojnë figura të larta politike, çka dha një shans për një seriozitet dhe stekë të lartë.

Por ç’ndodhi?

Duke parë që fushata po shkonte drejt një konkurrueshmërie cilësore, u riciklua nga kulisat e kastës së vjetër një politikë balte dhe e pandershme, duke përdorur pushtetin.

Pikërisht forca politike brenda qeverisë, duke shkelur të drejtat më themelore njerëzore sulmuan kandidatët e forcës më të re dhe potenciale në politikën e shqiptarëve, Lëvizjen BESA.

Kjo forcë politike, e cila u afishua në zgjedhjet parlamentare si faktori potencial që rrëzoi regjimin e Nikolla Gruevskit, ka investuar burimet më të rëndësishme të saj në zgjedhjet vendore të së dielës.

Kështu, në dy kryeqendrat shqiptare në Maqedoni:, Shkupin e Vjetër, gjegjësisht Çairin dhe Tetovën, BESA kandidon dy liderët kryesore Bilall Kasamin dhe Zeqirija Ibrahimin.

Ndërkaq, për qytetin e Shkupit, ndërsa disa nga partitë shqiptare kanë tentuar taktikën me forcat politike maqedonase, BESA kandidon denjësisht me profesoreshën Nafie Selmani, duke ngritur për herë të parë stekën jo vetëm të përfaqësimit, por edhe ekselencës intelektuale e humane.

Në Maqedoni, gjithë këto vite ka funksionuar një sistem politik i tillë: një parti shqiptare që të ecte përpara do të duhej të lidhej me një nga partitë kryesore maqedonase.

Dhe kështu u krijuan feudet e errëta të pushtetit okult të BDI-së dhe PDSH-së. Partitë që dolën nga këto forca rezultuan se ishin më shumë fraksione klanesh sesa lëvizje reale politike.

Vetëm BESA që prej dy vitesh ka shpallur një filozofi të re, një besëlidhje të re politike që nuk varet nga ndonjë forcë madhore në Shkup apo të jetë këmbalec i partive maqedonase.

Ndaj dhe BESA u prit prej shqiptarëve si një shpresë e re dhe rrugë më e sigurtë drejt së ardhmes.

Nesër, një ditë para zgjedhjeve të caktuara për të dielën do të votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit, të paraburgosurit dhe personat e zhvendosur.

Mbi 5000 vëzhgues vendorë dhe 373 të huaj do ta ndjekin procesin zgjedhor.

Për dallim prej zgjedhjeve parlamentare tani ka më pak vëzhgues të akredituar dhe më pak akreditime për gazetarë të huaj.

Lista zgjedhore, listat e votimit, kutitë e votimit dhe vulat janë dorëzuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tek komisionet komunale zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për ditën e diel.

Zgjedhjet e së dielës janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Ato do të zbatohen në 3 480 vendotime në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor ka filluar më 25 shtator dhe përfundon sonte në mesnatë.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është përcaktuar për dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24. /tesheshi.com/

Related Posts

Khamenei del nga “strofulla”
Lindja e Mesme

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re
Amerika

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Ngatërresa trashanike e Ngjelës me Gurrajt: ja si pasqyrohet tek “Ushtari i mirë Shvejk”

Reforma në drejtësi, Ngjela: do aplikohet modeli kroat, 60 % e gjyqtarëve nuk kalojnë vetingun

Maratona e Tiranës, ja rrugët që bllokohen nga mesnata e të premtes deri mesditën e së shtunës

Maratona e Tiranës, ja rrugët që bllokohen nga mesnata e të premtes deri mesditën e së shtunës

Bizneset e vogla në skemën e TVSH, Spaho: ja sa do të rriten çmimet…

Bizneset e vogla në skemën e TVSH, Spaho: ja sa do të rriten çmimet…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni