Vëllai më i vjetër i Mbretit Saudit Salman, Princi Bandar bin Abdulaziz al-Saud vdiq në moshën 96 vjeç.
Princi nuk ishte anëtar aktiv politik i familjes sunduese al-Saud dhe ishte njëherësh djali më i madh i mbretit Abdulaziz al-Saud.
Bijtë e Princit Bandar, nga ana tjetër, janë në pozita të rëndësishme.
Kështu, Princi Faisal bin Bandar është Guvernatori i Rijadit, Princi Abdullah bin Bandar kryeson Gardën Kombëtare, Princi Abdullah bin Bandar është zëvendësguvernatori i Mekës dhe Princi Halid është këshilltar i Mbretit Salman. /tesheshi.com/