Roger Federer nuk i ka problem vitet, kur bëhet fjalë për lojën e tenisit. Zvicerani mundi në raundin e parë të turneut të Wimbledonit, ukrainasin Dolgopolov, duke arritur shifrën rekord prej 85 fitoresh në turneun historik britanik.
Askush më shumë se ai, nuk ka triumfuar në barin e Wimbledonit, ku Federer vijon të japë performanca klasi prej rreth 17 vjetësh. Mbreti Roger u paraqit në formë, e “nxehmja” e bërë 2 javë më parë në turneun e barit, në Halle të Gjermanisë (e fitoi për të 9-ën herë), i ka bërë mirë. Do të jetë sërish Roger lojtari për tu mundur në Wimbledon?
Këtë do ta tregojë turneu, por Federer që muajin tjetër mbush 36 vjeç, është e sigurtë që do të vazhdojë të argëtohet e të argëtojë. Sepse siç e ka thënë: tenisi është jeta e tij. /tesheshi.com/