Mbreti Abdullah i Jordanisë dëshmon se është i trajnuar mirë në luftime në një mjedis urban.
Në një video ai shihet duke u ushtruar me djalin e tij.
🇯🇴 The King of Jordan prepares for the day X pic.twitter.com/laQi2AJUFg
— Lord Bebo (@MyLordBebo) November 16, 2023
Të dy mbajnë syze të errëta, bluza me mëngë të shkurtra dhe jelek antiplumb.
Ata hyjnë së bashku në një “shtëpi”, kontrollojnë terrenet dhe “dhomat”, hedhin granata tymuese dhe qindra plumba përpara se të hyjnë në makinë të kënaqur me misionin e tyre.
Një aparat fotografik – ose ndoshta më shumë se një – i ndjek nga afër dhe siguron shkrepje mbresëlënëse.
Para se të ngjitej në fronin e vendit të tij, Abdullah ka shërbyer në forcat speciale si oficer i lartë. E mesa duket nuk e ka harruar atë lloj specialiteti. /tesheshi.com/