Sipas të dhënave doganore, në vitin 2019 Rusia shiti pothuajse të gjithë arin e destinuar për eksport në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Moska Times.
Të dhënat doganore tregojnë se Britania bleu ar prej 5.33 miliardë dollarësh nga Rusia vitin e kaluar, ose 93 përqind e eksporteve të metalit më të çmuar të Rusisë.
Rusia ka eksportuar ar në vlerë 5.74 miliardë dollarë në vitin 2019.
Blerja e arit rus në Britani është dyfishuar në krahasim me vitin 2018, kur arriti në 433 milion dollarë.
Eksportet e arit të Rusisë në Britani janë rritur njëmbëdhjetë herë në vëllim, nga 10.4 tonë metrikë në 2018 në 113.5 ton vitin e kaluar.
Ari është ndër mallrat më të blerë nga Rusia në vitin 2019; përkatësisht, për naftën dhe produktet e naftës ruse Britania ka shpenzuar 3.4 miliardë dollarë, 936 milion dollarë në platin dhe 100 milion dollarë argjend.
Dymbëdhjetë vende të tjera, përfshirë Zvicrën, blenë arin rus me vlerë 409 milion dollarë vitin e kaluar. /tesheshi.com/