Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë, ka thënë se Kosova ka njërën prej Kushtetutave më të mira, si dhe kornizë ligjore ndër më të avancuarat në Evropë. Në këtë kuadër ai ka shtuar se do të vazhdohet duke përsosur Kushtetutën e duke mos lejuar asnjë që t’i ikë drejtësisë.
“Si president do të inkurajoj amendimet e ligjeve ekzistuese apo hartimin e ligjeve të reja, për të mbushur çdo boshllëk që mund të gjendet. Përpilimi i një manuali për vendimet gjyqësore, forcimi i transparencës dhe përgjegjësisë së gjyqësorit janë disa nga hapat që i nevojiten Kosovës. Inkurajuese janë edhe lajmet nga ekonomia dhe konfirmimet e trendit pozitive”, ka thënë presidenti Thaçi.
Presidenti aktual i vendit me qindra herë është shprehur se askush nuk është mbi ligjin, por përkundër kësaj deklarate të fortë, “peshqit e mëdhenj”, vazhdojnë të mbesin të paprekur, kuptohet shumica prej tyre janë kolegë të presidentit Thaçi. /tesheshi.com/