Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mbi 200 krerë lopë kanë ngordhur në Kosovë nga sëmundja gungore, vonimi i vaksinave rëndon situatën

by te Sheshi
16/09/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Mbi 200 krerë lopë kanë ngordhur në Kosovë nga sëmundja gungore, vonimi i vaksinave rëndon situatën

Nga Bashkim Kastrati

Sëmundja gungore e lëkurës së lopëve është duke u përhapur me shpejtësi në tërë Kosovën. Kjo është një sëmundje që për disa ditë qon në ngordhje lopët e prekura. Sipas të dhënave nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, numri i lopëve të ngordhura deri më tani ka arritur në 200. Por ky numër mund të jetë edhe më i madh pasi që shumë fshatra malore janë prekur nga kjo sëmundje dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit nuk i ka të gjitha rastet që mund të jenë prekur.

Pas rasteve të para të ngordhjes së lopëve në qershor të këtij viti, qeveria e Kosovës se ka ndarë rreth 1 milion euro për sigurimin e vaksinave kundër kësaj sëmundjeje. Por këto vaksina ende nuk kanë ardhur në Kosovë.

Vonesat kanë ndodhur për shkak të faktorëve të ndryshëm, së pari deri sa është marrë vendimi nga qeveria e Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare, deri sa janë kryer procedurat e prokurimit, ndërsa dihet se këto vaksina do të vijnë nga Afrika, që ndikon edhe më shumë në vonesa.

Në anën tjetër, drejtuesit i Institutit Kombëtar të Shëndetit kanë dalë me një qëndrim se njerëzit nuk janë të rrezikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kjo sëmundje, andaj nuk ka ndonjë rrezik të ndonjë epidemie të shëndetit publik duke e pasur parasysh se virusi i cili përhap këtë sëmundje nuk shkakton asnjë patologji të sëmundjes tek njerëzit.

Fillimisht u raportua se mishi i lopëve të prekura është i lejuar që të hahet, por në Institutin e Shëndetit Publik thonë se mishi i kafshëve të sëmura nuk lejohet të përdoret në asnjë mënyrë pasi që mund të paraqet rrezik për ata që e konsumojnë.

Sëmundja gungore e lëkurës është paraqitur për herë të parë në Kosovë, por paraprakisht ka pasur shtrirje edhe në tërë Ballkanin.

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë duke u bazuar në raportet e shpërthimit të sëmundjes, për shtetet në të cilat është prezent sëmundja ka nxjerrë masën e ndalesës së importit për kafshë të gjalla.

Aktualisht, komunat më të prekura me sëmundjen gungore në Kosovë janë Kaçaniku, Istogu, Komuna e Dragashit dhe e Kamenicës, megjithëse nuk përjashtohet as mundësia e shtrirjes në pjesët e tjera.

Tesheshi.com merr vesh se në Komunën e Istogut fshatrat e më të prekura janë Uça, Bellopoja, Veriqi etj. Ndërsa shqetësues në këto fshatra mbetet groposja jo e mirë, por ka edhe raste kur lopët e ngordhura hidhen në mbeturina apo në përroska. Sipas banorëve të këtyre anëve, kjo është një papërgjgjesësi e qytetarëve lopët e të cilëve kanë ngordhur, pasi që në këtë mënyrë po bëhet shpërndarja e virusit.

Nuk ka ligj për kompensim

Për kompensimin e dëmeve për fermerët, gjedhët e të cilëve janë prekur nga Sëmundja Gungore e Lëkurës, nuk ka ndonjë bazë ligjore.

Kjo sëmundje për herë të parë e ka atakuar Kosovën dhe nuk bënë pjesë në grupin e sëmundjeve prej të cilave rrezikohen kafshët e vendit.

Mirëpo, gjatë vizitës që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u bëri fermerëve të prekur nga kjo sëmundje, u zotua se po qe se është nevoja do të krijojë edhe bazë ligjore për t’u dalë në ndihmë atyre

Çka është sëmundja gungore, si bartet dhe cilat janë shenjat e para

Sëmundja Gungore e Lëkurës (LSD) është sëmundje e cila prek gjedhet dhe shkakton ethe, depresion, gunga dhe edem , nyje të rritura limfatike, gjithashtu gunga në mukozën e membranës, rrjedhje nga hunda dhe sytë, zvogëlim të prodhimit të qumështit , ënjtje të këmbëve dhe çalim.

Shenjat klinike më shumë shprehen tek lopët qumështore gjatë kulmit të laktacionit dhe te viçat e rinj.

Sëmundja është prezent në Afrikë dhe Lindje të Mesme, viteve të fundit shpërthime të kësaj sëmundjeje janë regjistruar në Turqi. Në vitin 2015 është raportuar sëmundje në Greqi, ndërsa në vitin 2016 është rishfaqur prapë në Greqi dhe është shfaqur një sulm i papritur në Bullgari dhe  Maqedoni.

Sëmundja ka një ndikim të konsiderueshëm ekonomik për shkak të humbjes së prodhimit (p.sh rënia e prodhimit të qumështit, kualitet të zvogëluar të lëkurës, kufizime në lëvizje dhe tregti në zonat e prekura).

Virusi kryesisht bartet në mënyrë mekanike përmes insekteve vektorë (mushkonjat, mizat, rriqrat etj) apo me gjilpëra të kontaminuara. Disa nga këto potencialisht mund të vijnë përmes erës apo edhe brenda automjeteve. Vektorë të caktuar ndryshojnë në mes vendeve dhe janë studiuar shumë pak. Pasi të arrijnë në zonën e re përhapen shumë  shpejt gjatë periudhave me miza p.sh  gjatë  muajve të verës dhe vjeshtës kur moti është i lagësht dhe i ngrohtë. Sëmundja gjithashtu mund të përhapet edhe me ushqim, ujë dhe pajisje të kontaminuara. Virusi nuk bartet tek njerëzit.

Gungat e lëkurës me madhësi 5-50 mm  (në formë të rrumbullakët që dalin mbi lëkurë, zakonisht shfaqen në lëkurën e kokës, qafës, gjirit , gjenitaleve gjymtyrëve ,dhe perineumit 2 ditë pas fillimit të etheve. Gungat mund të mbulojnë tërë trupin ose mund të shfaqen vetëm disa prej tyre . Gungat mund të zhduken apo mund të ulçerojnë duke lënë plagë.

Diagnostikimi klinik konfirmohet me analizë laboratorike të mostrave të gjakut apo mostrës së indit nga lezionet e lëkurës. Trajtimi: Për sëmundjen e gungave të lëkurës (LSD) nuk ekziston trajtim. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Ndryshimet mes fëmijës së parë dhe të dytë

Ndryshimet mes fëmijës së parë dhe të dytë

Sadiq Khan shpreh mbështetjen për Hillary Clinton-in gjatë vizitës në SHBA

Sadiq Khan shpreh mbështetjen për Hillary Clinton-in gjatë vizitës në SHBA

Lojra me hënën: fotografi francez sjell një album me momente zbavitëse (foto)

Lojra me hënën: fotografi francez sjell një album me momente zbavitëse (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni