Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, doli me një sërë vendimesh për besimtarët muslimanë në kuadër të situatës së përhapjes së koronavirusit, ku Kosova po shënon të infektuarit e parë.
Ai ka pezulluar përkohësisht ritin e xhumasë si dhe faljen kolektive në xhami.
Ja ç’deklaroi Tërnava në një mesazh video:
– Është obligim fetar që t’iu përmbahemi vendimeve dhe masave të rekomanduara për parandalimin e përhapjes së virusit nga organet kompetente
– Ndalohet mësimi në të gjitha institucionet arsimore fetare në të gjitha xhamitë dhe puna në konviktet islame të Kosovës.
– Anulohet përkohësisht mbajtja e ligjëratave, seminareve dhe takimeve të ndryshme të xhematit
– Pezullohet organizimi i umres deri në një vendim tjetër
– Të bëhet dezinfektimi i të gjitha objekteve mësimore si në FSI, konvikte, medrese, objektet administrative të BIK-ut dhe të gjitha objektet fetare si xhamitë e të tjera.
– Pezullohet përkohësisht namazi me xhemat edhe i xhumasë, ndërsa besimtarët porositën që ta falin namazin e drekës si zëvendësim i xhumasë, ndërsa ezani do të vazhdojë të thirret në çdo kohë. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/birk2015/videos/495855867988196/?t=0