Dihet tshmë se ylli francez i futbollit Kylian Mbappe ka dëshirë të vazhdojë karrierën në klubin mbretëror, Real Madrid.
Ditët e fundit situata është bërë gjithnjë e më e “tensionuar”, pasi Mbappe nuk pranoi të nënshkruajë ndonjë kontratë të re me Paris Saint-Germain dhe dihet gjithashtu se klubi francez dhe ai spanjoll nuk janë në marrëdhënie të mira.
Tashmë kanë dalë pretendime të reja nga burime të njohura të futbollit, në të cilat përmendet se Mbappe aktualisht është në kërkim të një prone të paluajtshme(banesë) në Madrid, gjë që lë të kuptohet për transferimin e tij në klubin që ka ëndërruar gjithmonë, sipas mediave spanjolle.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se PSG kërkon 200 milionë euro për yllin e ri dhe e dinë mirë se nuk ka asnjë shans që ai të qëndrojë apo të shkojë në një klub tjetër, pasi më parë Mbappe e kishte refuzuar shuma të mëdha parash të ofruara nga PSG dhe një klub nga Arabia Saudite.
Real Madridi nis sot stërvitjet dhe përgatitjet për sezonin e ri dhe nisur nga fakti se ndeshja e tyre e parë në ligë është planifikuar për të shtunën e ardhshme, më 12 gusht, ka mundësi që Mbappe t’i bashkohet Mbretërve në fillim të javës së ardhshme. /tesheshi.com/