Kreu demokrat Basha tha se nuk preferonte që të komentonte, siç tha, “deklaratat e miqve të huaj”, duke iu referuar një lloj “masakrimi” në qëndrimet e delegacionit të PE-së ndaj opozitës, e megjithatë zgjodhi të vijojë të njëjtin qëndrim, duke deklaruar
“Ne jemi këtu dhe e bëjmë këtë sakrificë sepse luftojmë për vlerat e Europës. Rruga drejt Europës do ta çojë Shqipërinë drejt mirëqenies. Sakrifica jonë është e domosdoshme për të zhbllokuar pikërisht këtë rrugë, të cilën e pengon hajdutllëku dhe qeverisja me krimin”, tha Basha, gjatë një qëndrimi në Shkodër, ku startoi atë që e ka quajtur “turi i shpresës”.
Ai zgjodhi më pas të përcillte kredon e llojit: “Të mos më kërkojnë asgjë që nuk do ta pranonin për popujt e tyre”. /tesheshi.com/