Sipas tij nuk ka kapituj të lehtë me Bashkimin Europian, ndërsa nënvizoi se gjatë këtij procesi Shqipëria do të rritet dhe piqet si një shtet demokratik dhe i së drejtës.
“Nuk ka kapitull apo paragraf që është i lehtë me BE-në, pra çdo gjë duhet të kalojë me shqyrtim të hollësishëm, me bashkëpunim të ngushtë, nëpërmjet dialogut të përbashkët dhe mirëkuptimit ne presim siç e kam thënë të hapim grup kapitujt, por në të njëjtën kohë nuk po e gënjejmë veten sepse kjo ka për të qenë një punë e vështirë dhe ne do të bëjmë çdo hap, jo vetëm për të këmbëngulur në atë që themi por edhe të punojmë për të përmirësuar atë që bëjmë”, tha Rama, duke shtuar:
“Edhe vetë shqiptarët janë mbështetës për këto lloj politikash dhe ne kemi bërë një zgjedhje të qartë si komb që ne duam të martohemi me BE-në. Të harrojmë të gjitha divorcet e së kaluarës”. /tesheshi.com/