Disa mijëra protestues morën pjesë në Marshin i Grave në Uashington, i katërti i këtij lloji, një protestë vjetore kundër politikave të Presidentit amerikan Donald Trump mbi të drejtat e grave dhe minoriteteve.
Sipas AFP, në vitin 2017, kjo protestë u mbajt për herë të parë një ditë pas betimit solemn të Trump, dhe ishte përgjigja e parë e shoqërisë civile për ardhjen e tij në pushtet.
Në atë kohë, gati 500,000 njerëz protestuan në Uashington dhe miliona në të gjithë vendin duke kritikuar faktin se ai mundi Hillary Clintonin.
“Shqetësimi im i veçantë është planeti, klima dhe mënyra se si Trump, miqtë e tij dhe bashkëpunëtorët e tij po bëjnë gjithçka gabim”, tha një nga gratë protestuese. /tesheshi.com/