Ajo çka shkruan Ismail Kadare në romanin e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, përtej gjetjeve letrave dhe qasjes simboliste që ai i bën historisë së zgjedhur, ka ndodhur në realitet pikë për pikë në Shqipërinë e fund viteve’50-të.
Pas një marrëveshjeje të nënshkruar mes dy vendeve, ku ishin përcaktuar deri edhe imtësitë më të vogla të operacionit të pazakontë që do të ndodhte në Shqipërinë e atyre viteve, Italia do të arrinte t’i merrte eshtrat e ushtarëve të vdekur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe t’i kthente ato në vendlindje.
Marrëveshja ishte arritur me 22 qershor 1957 dhe detajet e saj zbulohen në këtë dokument që ne e sjellim sot për lexuesit tanë. Ky protokoll nënshkruar mes dy vendeve përcakton pikat e dakortësisë dhe detyrimet e secilës palë gjatë këtij operacioni.
Mes detajeve të parashkruara, janë edhe mjetet e punës (mes tyre thasët ku do të vendoseshin eshtrat, siç veçon edhe Kadare në romanin e tij) që delegacioni italian do të sillte me vete në Shqipëri, para se të niste gërmimet.
Vendet ku do të kryeheshin gërmimet ishin përqaktuar dhe ato gjendeshin në Elbasan, Tiranë, Shkodër, Durrës, dhe Sinanaj.
Ja çfarë shkruhet gjerësisht në këtë protokoll:
PROTOKOLL
MIDIS DREJTORISË SË EKONONISË KONUNALE TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË NË LIDHJE ME TËRHEQJEN E ESHTRAVE DHE DELEGACIONIT TE QEVERISË ITALIANE TË USHTARAKËVE ITALIANË TË RËNË NË SHQIPËRI
Në lidhje me dispozitat përkatëse të marrëveshjes së arritur me 22 qershor 1957 midis qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikes Italiane, për transferimin e eshtrave të ushtarakeve italianë të rënë në Shqipëri, u zhvilluan bisedime midis Drejtoris së Ekonomisë Komunale të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Delegacionit të Qeverisë italiane të ardhur në Tiranë për këtë qëllim. Në përfundim të bisedimeve të dy palët ranë dakord për sa vijon:
- Drejtoria e Ekonomisë Komunale do të marrë të gjitha masat per kyerjen e punimeve të nevojshme në Republikën Popullore të Shqiperise lidhur me transferimin e eshtrave të ushtarakëve italianë të rënë në Shqipëri.
- Punimet për nxjerrjen e eshtrave do të fillojnë në ditët e para të muajit prill 1959. Duke marrë para sysh se afati që mbetet në bazë të marrëveshjes së 22 qershorit 1957 mbaron së shpejti, Qeveria italiane do t’i paraqesë Qeverisë së Republikes Popullore të Shqipërisë një kërkesë për zgjatjen e tij.
Punimet do të kryhen me rradhë në qendrat e poshtëshënuara.
8) Qendra e Elbasanit
- b) Qendra e Tiranes
- c) Qendra e Shkodrës
- d) Qendra e Durresit
- a) Qendra e Sinanajt.
Punimet do të bëhen në mënyrë suksesive d.m.th, në çdo qendër të re do të fillohet nga puna pasi në qendrën e mëparëshme të kenë mbaruar punimet, duke përfshirë dhe vendosjen e eshtrave n’arkivole.
Me qëllim që të shpejtohen punimet për nxjerrjen e eshtrave nga varri, në një vorrezë mund të punohet edhe me dy grupe pune.
Përsa i përket qendrave të tjera, ku mund të gjenden varre të ushtarakëve italiane, kur të jetë perfunduar identifikimi i tyre, të dy palët do të merren vesh për fillimin e punimeve në ato qendra që do të konsiderohen të lejueshme nga autoritetet shqiptare. Në lidhje me këtë varr, Delegacioni italian merr përsipër t’i dorëzojë pales shqiptare të gjithë dokumentacionin që disponon.
- Te gjitha punimet që i përkasin zbulimit të varreve, pikëtimit, germimit, nxjerrjes së eshtrave në sipërfaqen e tokës, pastrimit të tyre nga dheu, vendosjen në thasë dhe mbushjes se gropave me dhé do te kryhen nga ana e Drejtorise së Ekonomiseë Komunale.
- Drejtoria e Ekonomisë Komunale do të organizojë transportimin e eshtrave që nga vendi i nxjerrjes së tyre deri në Fortin e Durresit. Për transportimin në fjalë do të përdoren sipas rastit, krahë pune, kafshë, karroca dhe maqina. Brenda mundësive, në çdo qendër do të caktohet një depo për grumbullimin e eshtrave.
- Për grumbullimin e eshtrave në qytetin e Durresit, Drejtoria e Ekonomisë Komunale do të sigurojë një depo të përshtatshme. Drejtoria e Ekonomise Komunale do të organizojë në Durrës larjen e eshtrave me ujë, pastrimin e tyre me alkool dhe vendosjen në arivolet.
- Pala italiane do të bëjë likuidinin e të gjitha shpenzimeve që do të rrjedhin në punimet e përmendura në pikat 1,3, 4 dhe 5 si dhe per çdo shpenzim tjetër të organeve shqiptare për materiale dhe sherbime të ndryshme që do të nevojiten për këtë qëllim. Pagesa do të bëhet, për secilën qendër varrezsash veçanërisht pranë një banke italiane, llogari e jashtme, me lireta multilaterale, e titulluar Banka e shtetit shqipter, dike perfituar premion e plotë që jep Banka e shtetit shqiptar, në bazë të dispositave në fuqi në kohën e pagesës.
Për punimet e përmendura në pikën 3 Pala italiene do ti paguaje Drejtorise se Ekonomise komunale shumën prej 585 lek për çdo varr veç e veç.
Persa i perket punes që do të bëhet në varret kolektive, pagesa do te behet në bazë të pasqyrave për secilin rast veçanerisht.
Në rast se, në bazë të kërkesës së përfaqësuesit italian, do të kryhen punime, germine dhe në përfundim nuk do të gjenden eshtra, Pala italiane, pavaresisht nga rrezultati, do te kryejë pagesën për punën e bërë për secilin rast veçanërisht.
Për të gjitha llojet e transportimit që pëemenden në pikën 4, duke përfishire edhe ngarkim-shkarkimin e nevojshem deri në anije, Pala italiane do të kryeje pagesen në bazë të pasqyrave të paraqitura dhe tarifave në fuqi. Për punimet e spastrimit të eshtrave që përmenden në pikën 5 pala italiane do te kryeje pagesën në bazë të pasqyrave që do ti paraqiten për çdo grup eshtrash. Pala italiane gjithashtu do të paguaje për gjithë kohën që do të mbahen në dispozicion, qiranë e depove që permenden në pikat 4 dhe 5.
- Pala italine do të sjellë në Shqiperi, duke u përjashtuar nga taksat doganore dhe pa te drejte tjetersimi, materialet e nevojshme si arkivole e thasë për eshtra dhe qeska speciale, një makinë shkrimi portative, etiketa metalike, spango, dalta për plumbosje, plumb, vule të thatë për dyllosje, dylle dhe doreza për pastrimin e eshtrave dhe materiale speciale për saldimin e arkivoleve. Pala italiane lejohet të sjelle gjithashtu në Shqipëri dokumentacionet e nevojshme për identifikimin dhe regjistrat, skedarët dhe formularet e ndryshme që nevojiten.
Të gjitha materialet e tjera do të sigurohen nga organet kompetente shqiptare.
- Për transportimin e eshtrave nga Durrësi për në Itali, i cili do te bëhet në grupe, do të vinë here pas here në Shqipëri anije të transportit civil italian. Hyrjet e anijeve italiane ne limanin e Durresit do të bëhen pas marrjes së lejes përkatëse nga ana e autoriteteve kompetente shiptare per çdo rast të veçantë dhe duke respektuar rregullat limanore ne fuqi në Republikën Popullore të Shqipërisë.
- Në bazë të marrëveshjes së 22 qershorit 1957, gjate gjithë kohës së punimeve, d.m.th. gjatë nxjerrjes së eshtrave nga varri për identifikim, gjate pastrimit të tyre në Durrës, në vendosjen e tyre në arkivole dhe deri në ngarkinin e tyre në vapor, do të asistojë një perfaqësues i Qeverisë italiane i autorizuar për këtë qëllim.
Perfaqesuesi italian, gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në Shqipëri, do të jetë i pajisur me një leje speciele qarkullimi, ne baze te se ciles ai do te jete i lire për të shkuar, së bashku me të ngarkuarin e Drejtorise se Ekonomise Komunale, në zonat ku do të nxirren eshtrat nga varret si dhe në vendin e pastrimit te tyre në bazë të planit të përcaktuar midis të dy Palëve.
Gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në Shqipëri përfaqësuesi italian do të respektojë të gjitha rregullat në fuqi në Republikën Popullore të Shqipërisë lidhur me qarkullimin e të huajve.
- Ky Protokoll u përpillua në dy ekzenplare origjinale, se cili prej tyre ne gjuhën shqipe dhe në gjuhën italiane, duke qenë tekstet në të dy gjuhët autentike dhe njëlloj të vlefshme.
Bërë në Tiranë, më 30 dhjetor 1958. /tesheshi.com/