Maqedonia Veriore hap kufijtë e saj të premten (26 qershor), pa pasur nevojë për testim, izolim ose karantinë PCR, njoftuan media maqedonase.
Vendimi, i miratuar nga qeveria e Maqedonisë Veriore, do të hapë të gjitha vendkalimet kufitare për rrjedhën e qetë të udhëtarëve dhe automjeteve.
Gjithashtu u vendos që të hapen aeroportet ndërkombëtare në Shkup dhe Ohër.
Ky vendim i qeverisë maqedonase u njoftua në Facebook nga Kryeministri në mandatin teknik, Oliver Spasovski.
“Asnjë test PCR nuk do të jetë i nevojshëm, asnjë izolim në shtëpi, asnjë karantinë shtetërore,” shkroi Spasovski.
Kujtojmë që javën e kaluar, Maqedonia Veriore mori një vendim për rregullat e hyrjes, sipas së cilit, diktohej karantinë për të gjithë ata që nuk kishin një test PCR negativ.
Vendimi erdhi pasi rritja e përditshme e personave të infektuar ishte më shumë se 150 për gati tre javë.
Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë Veriore, 5,311 njerëz janë infektuar dhe 251 kanë vdekur.
Aktualisht ka 3,012 raste aktive në këtë vend. /tesheshi.com/