Qindra mjekë dhe infermierë nga spitalet publike të Maqedonisë së Veriut janë tubuar në kryeqytet për të kërkuar siguri më në punë pas një seri sulmesh ndaj personelit spitalor nga pacientë dhe të afërm të tyre.
Ofruesit e kujdesit shëndetësor që protestuan në kërcënuan të hyjnë në grevë nëse qeveria nuk punësonte roje të sigurisë në spital. Protesta të ngjashme u mbajtën në qytete të tjera.
Shoqata mjekësore e vendit thotë se ka regjistruar 15 raste dhune ndaj punonjësve të spitalit shtetëror këtë vit, me të paktën një mjek të plagosur rëndë. Shoqata thotë se ka pasur pesë raste të tilla gjatë dhjetë viteve të kaluara, një shifër shumë më e vogël se tani.
Shoqata pranoi se ka disa mjekë që kërkojnë ryshfet për shërbimin e tyre, gjë që zemëron qytetarët, e megjithatë thotë se qeveria mund të luftojë korrupsionin duke paguar më shumë personelin e spitalit. /tesheshi.com/