Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Aber Ademi, deputet i koalicionit qeverisës LSDM-BDI, reagoi fizikisht ndaj deputetëve të opozitës duke i ka qëlluar me filxhanë kafeje dhe shishe uji.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një debati për sistemin e drejtësisë, ku janë lënduar tre ligjvënës.
Njëri ka marrë lëndime në kokë, ndërsa dy në krah, shkruan RTL.
Një video nga incidenti është postuar në Facebook nga Mile Lefkov, përfaqësues i VMRO-DPMNE-së.
“Poshtërim, dhunë dhe fyerje në parlament. Në vend të Evropës, Maqedonia është bërë një perëndim i egër me kauboj në pushtet”, ka shkruar Lefkov.
Ndër shumë komente, ishte dhe një që thoshte:
“Ju gëzoni të gjitha privilegjet dhe pa mirënjohje hani bukën maqedonase”. /tesheshi.com/