Portieri i Bajernit të Mynihut dhe Gjermanisë, njëkohësisht kapiten i të dy ekipeve, Manuel Nojer, ka pësuar një tjetër dëmtim të rëndë në këmbën e majtë.
Ai braktisi stërvitjen e sotme me Bajernin për shkak të dhimbjeve që ndjente.
Pas ekzaminimeve mjekësore, u konfirmua se 31-vjeçari ka thyer sërish këmbën e majtë, një dëmtim që e la jashtë fushave për disa mua.
Ende nuk është e konfirmuar, por Nojer rrezikon t’i nënshtrohet një tjetër operacioni që mund t’i ndalojë aktivizimin për një tjetër periudhë të gjatë.
Lajmi ka shqetësuar klibin e Bajernit të Mynihut, por edhe kombëtaren gjermane, duke qenë se forma e lojtarëve gjatë këtij sezoni futbollistik do të jetë vendimtare për Kupën e Botës “Rusi 2018” të verës së ardhshme. /tesheshi.com/