Marina e Turqisë mbajti stërvitje armësh në Mesdheun lindor, tha Ministria Turke e Mbrojtjes.
Ushtrimet u mbajtën midis tensioneve me Greqinë mbi shfrytëzimin e gazit në atë pjesë të Mesdheut.
“Anëtarët e komandës detare kryen stërvitje me të shtënat në Mesdheun lindor,” tha ministria në Twitter, por nuk specifikoi kur u zhvilluan stërvitjet, raporton AFP.
Ministria lëshoi foto që tregojnë anijet turke.
Ushtrimet ushtarake të Turqisë u zhvilluan pasi Bashkimi Evropian vendosi në 10 dhjetor për sanksione ndaj Turqisë për, siç i cilësoi, veprimtaritë e saj “të paligjshme dhe agresive” kundër Greqisë në Mesdhe.
Greqia dhe Turqia janë në mosmarrëveshje rreth caktimit të kufirit të një zone shfrytëzimi gazi në Mesdheun lindor. /tesheshi.com/