“Djajtë e kuq” u kanë dhënë një mësim të mirë kampionëve të Lestër Sitit, duke u kujtuar se tradita vlen më shumë se suksesi i çastit.
Edhe pse në një periudhë të errët, Mançester Junajtedi ka gjetur forca të fitojë 4-1 ndaj Lestërit, mbase duke bërë një kthesë të pakthyeshme në ecurinë me ulje e ngritje prej vitesh.
Ka ardhur në të njëjtën kohë dhe goli i parë për Paul Pogba-në me bluzën e Mançesterit, pikërisht në çastin kur po kritikohej fort për paraqitjet e tij.
Smalling, Mata, Rashford dhe Pogba kanë qenë shënuesit për pritësit në “Old Trafford”, me të katër golat të shënuar në pjesën e parë.
Gray ka shkurtuar diferencën në pjesën e dytë; ka qenë më tepër një gol nderi, pasi nuk ka patur tjetër peshë.
Për Lestërin është një humbje e përsëritur në shifra, pasi dy javë më parë do të humbiste 4-1 ndaj Liverpulit. /tesheshi.com/