Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro e quajti FIFA-n dhe France Football si mafia, duke i cilësuar si fajtorët kryesorë që djali i saj Cristiano nuk ka më asnjë Top të Artë.
“Nëse nuk do të kishte mafiozë në futboll, dhe kjo është fjala e duhur për të shpjeguar se çfarë po ndodh, djali im do të merrte më shumë çmime individuale, më shumë Topa të Artë…Shikoni se çfarë po ndodh dhe gjithçka do të jetë e qartë për ju”, tha ashpërsisht ajo.
Dolores mendon se djali i saj meritonte shumë më tepër, por për shkak të interesave private të organizatës, ai nuk mori shpërblimet që i duheshin:
“Nëse ai do të ishte spanjoll ose anglez, ai do të trajtohej ndryshe. Por ai vjen nga Madeira e varfër …”
Ronaldo në fakt ka pesë Topa të Artë deri më tani, si dhe Lionel Messi.
Por pyetja është nëse njëri prej të dyve do ta fitojë atë këtë vit, pasi shumë e konsiderojnë hollandezin e Liverpool-it Virgil Van Dijk, si më të mundshmin. /tesheshi.com/