Tre djem të rinj janë varrosur buzë një mali në Bamijan të Afganistanit, dhe fati i tyre është vërtetë për të ardhur keq.
Bomba që ua mori jetën datonte nga një konflikt i vjetër.
Ishte një bombë sovjetike e vitit 1986 ajo që i vrau ata. Për fat të keq, ky nuk është rasti i vetëm. Vdekjet e tilla në të gjithë vendin janë një shembull mizor i rreziqeve të fshehura në Afganistan.
Luftë pas lufte, bombat e grumbulluara me njëra-tjetrën për dekada të tëra, e kanë lënë Afganistanin të mbuluar në më shumë se 20.000 kilometra katror sipërfaqe të minuar, municione të pashpërthyera, bomba në cep të rrugës. Shumë rreziqe janë shënuar, rrethuar, pastruar e shmangur.
Por shumë mbeten të pazbuluara. Vetëm në vitin 2018, rreth 118 civilë u plagosën çdo muaj nga eksplozivët e fshehur në Afganistan, një rritje e trefishtë që nga viti 2013.
Para 17 majit, kur shpërtheu bomba, mali ranor ishte një shesh lojërash, një vend për familjet, një ndalesë kullotjeje për bagëtitë. Tani është një skenë krimi, një faltore e pikëllimit.
Në fund të fundit, ai do të regjistrohet si një pikë e të dhënave në një galaktikë të grafikëve në përpjekje për të përshkruar shkatërrimin e shkaktuar ndaj këtij vendi ndër breza. /tesheshi.com/