Majlinda Kelmendi bën historinë: i jep Kosovës medaljen e parë të artë në debutimin e saj në Lojrat Olimpike të Rio de Zhanerios.
Zhudistja nga Peja në të gjitha ndeshjet e fitoi mbi 4 kundërshtare deri në triumfin në finalen e madhe.
Xhudistja e cila provon Lojërat me flamurin e dytë pas atij shqiptar, mposhti fillimisht zviceranen Evelyne Tschopp pas vetëm 25 sekondash. Presioni ishte i madh por Majlinda tejkaloi rivalen me një manovër klasi që i dha suksesin me ‘ippon’.
Fati i vendosi Kelmendit në çerekfinale garuesen nga ishujt Mauritius, Kristan Lezhontil, xhudiste që kishte mundur kosovaren 4 vjet më parë në Londër.
Majlinda sërish hasi në probleme të mëdha ndaj kundërshtares me ngjyrë, por përfitoi nga penalitetet në dëm të Lezhontil për të kaluar më tej. Programi i Lojërave e vendosi më pas në gjysmëfinale ndaj japonezes Nakamura, me triumfin sërish në favor të kosovares.
Në finale në përballjen ndaj italianes Odet Xhufredi, Kelmendi siguroi medaljen e parë të artën e pare.
Ceremonia e flamurit ka qenë një mallëngjim për Majlindën.
/tesheshi.com/