Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Europian ka regaur sot në lidhje me të ardhmen e saj politike por edhe mbi atë çfarë ndodhi që e la jashtë Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të mospërfshirjes në listat e kandidatëve për deputet nga PD.
Bregu, një nga kritiket e ashpra të Lulzim Bashës, brenda rradhëve të demokratëve, tha se do të vazhdojë për përpiqet dhe janë kontributin e saj për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Asgjë në histori dhe politikë nuk mbaron pa asnjë alternativë. Unë pagova çmimin e respektit ndaj vetes se thashë disa të vërteta që vazhdojnë të mbeten edhe sot të vërteta. Disa janë mësuar që veten ta kërkojnë ndër të tjerët dhe këta janë e keqja që s’munden dot kollaj, banaliteti dhe e keqja më e madhe sot e Shqiperise.
Për një përfolje publike për përfshirjen time në qeverinë e sotme, jam lodhur duke përgenjeshtruar lajme dhe sajesa, mua s’më duhet të jem në parlament e qeveri të jem shqiptare, të përpiqem po njëlloj për të afruar datën e anëtarësimit të Shqipërisë në Evropë mbase 1 mijë herë më shumë se dhe minsitrat aktualë”, tha Bregu.
Ish-deputetja e PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit u artikulua në media si një nga ministres e qeverisë “Rama2”, edhe pse ajo vetë disa herë nuk e ka konfirmuar gjë gjë të tillë. /tesheshi.com/