Qytetarët e Majeamit po përgatiten për atë që po përshkruhet si “stuhia përbindësh”, një që po pritet ta godasë vendin sipas parashikuesve meteorologjikë.
Presidenti Donald Trump tha se kjo stuhi do të godasë fort dhe pritet të jetë një “përbindësh absolut”
Qendra kombëtare e uraganeve tha se stuhia “Dorian” e cila aktualisht ka kategorinë 2 ka gjasa të kalojë në përmasa katastrofale të kategorisë 4, me 200 km/h., dhe pritet të godasë rajonet ndërmjet Floridës dhe Gjeorgjias.
Ekspertët e motit thonë se shumë njerëz do të dëmtohen nga dëmet materiale, ndërsa sipas tyre, viktimat asnjëherë nuk mund të parashikohen.
Edhe firmat e sigurimeve të pronave janë duke u përgatitur për sasi të mëdha kompensimesh. /tesheshi.com/