Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

MAFIA/ Përvojë dhe aktualitet: ç’ndodh me krimin në kushte pandemie?

by te Sheshi
31/03/2020
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
MAFIA/ Përvojë dhe aktualitet: ç’ndodh me krimin në kushte pandemie?

epa07722041 Two police officers escort Gaetano Sansone (C) arrested in Palermo, Italy, 17 July 2019 after a police/FBI operation code-named 'New Connection', targeted the Inzerillo clan, a Palermo group that was decimated by late Cosa Nostra 'boss of bosses' Totò Riina in a turf war in the 1980s. Italian police and the FBI arrested 19 people in a big joint operation on Wednesday after a probe revealed alleged ties between Sicily's Cosa Nostra mafia and New York's Gambino Crime Family. EPA-EFE/IGOR PETYX

Ndërsa policia dhe kontrolli ushtarak respektojnë karantinën në të gjithë vendin, është gjithnjë e më e vështirë për mashtrues apo elementw kriminale italianë qw të bëjnë biznes, por ekspertët thonë se ata thjesht janw nw heshtje dhe po përgatiten të kthehen.

Ndërsa ende regjistron numra marramendës të të vdekurve dhe të infektuarve, Italia është e vetëdijshme se kjo pandemi do të lërë plagë të thella mbi kombin.

Policia thotë se madje edhe organizatat e frikshme të mafies italiane janë goditur prej pandemisw, duke filluar me Ndrangheta-s, kontrabandist kryesor i kokainës në botë, por ekspertët paralajmërojnë se rezistenca e tyre nuk duhet të nënvlerësohet.

“Ata e kuptojnë se biznesi i tyre do të preket pjesërisht nga kjo dhe janë duke pritur për kohë më të mira,” tha gjenerali Giuseppe Governale, kreu i Policisë Antimafia Italiane (DIA),.

“Ekziston një proverb i vjetër sicilian që vlen për situatën e tanishme: ‘Qëndro i qetë, qen, derisa të kalojë përmbytja,” tha Governale, një vendas i Palermos.

Si në periudhat e hershme të vështira, epidemia e kolerës së shekullit të 19-të ose Lufta e Dytë Botërore, krimi do të rri në përgatitje për një rikthim, shpjegoi gjenerali.

Në zemër të Ndrangheta-s, Kalabri, kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit ndihmuan në arrestimin e njw emri tw bujshwm në fillim të këtij muaji, Cesare Antonio Cordi, i cili kishte qenë në arrati që nga gushti i vitit të kaluar.

Në përgjithësi, Ministria Italiane e Brendshme regjistroi një rënie të mprehtë të krimit në tre javët e para të marsit.

Në krahasim me një vit më parë, kishte 64 përqind më pak krime të raportuara.

“Krimi i organizuar kryesisht fiton para me drogën dhe prostitucionin, dhe në kohë krize, njerëzit shpenzojnë më pak për gjëra të tilla,” tha profesori i studimeve të krimit të Universitetit të Oksfordit, Federico Varese.

“Ata jetojnë në të njëjtën botë si ne, dhe nëse jeta jonë është e kërcënuar, kështu janë edhe të tyret,” tha ai.

Nga ana tjetër, eksperti dhe shkrimtari Roberto Saviano sugjeroi javën e kaluar që grupet e krimit të organizuar mund të përdorin çdo lloj situate krize për të përfituar.

 “Nëse, për shembull, për shkak të karantinave të gjata, ndodhin mungesa të ushqimit, drogës ose karburantit, kush tjetër do të drejtonte tregun e zi për këto mallra sesa mafia”, shkroi Saviano në një artikull për La Repubblica.

Në Itali, kanë dalë raporte që kriminelët kanë filluar të merren me maska ​​mbrojtëse, sanitizatorë dore dhe pajisje të tjera antivirus, të cilat mungojnë në mënyrë kronike.

Në Ostia, një anëtar i një familjeje lokale mafioze, Fasciani, u kap duke shitur maska ​​të zeza në tregun e zi.

Por nuk ka asnjë provë që mafia është e përfshirë në mënyrë të konsiderueshme në një kontrabandë të tillë.

Ajo që shefat mafiozë janë duke kërkuar me të vërtetë janë mundësitë e investimit pas krizës, kur fokusi do të jetë në rigjallërimin e ekonomisë.

Miliarda euro ka të ngjarë të injektohen në ekonomi për të ndihmuar atë të rikuperohet nga recesioni i madh i pritshëm, dhe krimi italian ka rezultuar i suksesshëm në kapjen e parave publike.

“Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për ta, por ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe do të ndërmarrim masa kundër këtij kërcënimi të veçantë në muajt dhe vitet që vijnë”, tha Governale.

Policia italiane, vuri në dukje ai, ka përvojë në gjetjen dhe zhdukjen e “tentakulave” mafioze në kontratat e punëve publike për projektet e rindërtimit pas tërmetit dhe për një rrugë të re në Genoa.

Nicola Gratteri, hetuesi kryesor kundër Ndrangheta-s dhe kryeprokuror në qytetin e Catanzaros, tha se nga recesioni, krimi mund të përfitonte në mënyra të tjera.

Pronarët e shumë ndërmarrjeve që kanë rënë në telashe ka të ngjarë të kthehen në pengje të mafiozëve, të cilët zakonisht  duke mos qenë në gjendje t’i paguajë ata, kështu që ata humbasin gjithçka, tha ai.

“Ky është një kërcënim i madh: nëse qeveria nuk ofron ndihmë të vërtetë për kompanitë, dhe tani, jo në një vit apo dy, pasi njerëzit ose do të falimentojnë ose do t’i drejtohen mafias”, paralajmëroi Gratteri.

Ai shprehu shqetësimin për ngërçin në gjyqësor, pasi seancat dëgjimore në gjyqet ndaj mafiozwve u pezulluan për shkak të koronvirusit.

Përveç Ndrangheta-s, organizatat kryesore mafioze në Itali janë Sicilian Cosa Nostra, Kamorra e Campania dhe Sacra Corona Unita në rajonin juglindor të Pulias. /tesheshi.com/

Related Posts

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?
Lindja e Mesme

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite
Lindja e Mesme

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025
Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit
Amerika

Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

18/05/2025
Next Post
Video zemërthyer nga Arabia Saudite: Babai mjek refuzon të përqafojë fëmijën nga frika e infektimit

Video zemërthyer nga Arabia Saudite: Babai mjek refuzon të përqafojë fëmijën nga frika e infektimit

Testi i tretë Angela Merkel, kancelarja 65 vjece mbetet në izolim

Testi i tretë Angela Merkel, kancelarja 65 vjece mbetet në izolim

Parashkimi i zymtë: 47 milion amerikanë mund të mbeten të pa punë nga Corona

Parashkimi i zymtë: 47 milion amerikanë mund të mbeten të pa punë nga Corona

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni