Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ,paralajmëroi qytetarët e BE-së në lidhje me praninë e shtuar të barnave të rreme në përgatitjet për të luftuar koronëavirusin.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që “thjesht të qëndrojnë në shtëpi” dhe të ndjekin udhëzimet nga shërbimet kompetente në mënyrë që të zvogëlojnë përhapjen e COVID-19.
“Numri i barnave të rreme, dezinfektantëve, apo ilaçeve “mrekulli” të shitura në internet, është mahnitëse. Ne po punojmë me qeveritë kombëtare dhe agjensitë e BE për të adresuar këtë dhe për të mbrojtur njerëzit,” tha Von der Leyen.
Me rritjen e përdorimit të internetit dhe rritjen e shkallës së abuzimit, Agjensia Evropiane e Bashkëpunimit Policor (Europol) ka mbështetur një operacion global kundër trafikimit të barnavetë falsifikuara.
Me këtë rast, u kapën më shumë se 4.4 milion njësi të tyre të paligjshme, pasuar nga eliminimi i 37 grupeve të krimit të organizuar me 121 arrestime.
Von der Leyen u bëri thirrje qytetarëve që të kontrollojnë faqet e internetit ku shfaqen reklamat për ilaçe ose mjete të tjera që synojnë të luftojnë koronëvirusin.
“Nëse zhvillohet një vaksinë ndaj virusit, qeveria juaj dhe institucionet publike do ta njoftojnë. Do ta dini këtë nga një burim i besueshëm. Deri atëherë, ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me qeveritë kombëtare, me ndihmën e agjencive tona, për të parandaluar që ilaçet e rrezikshme të falsifikuara të mbërrijnë tek ju”, tha zyrtarja e lartë e Brukselit. /tesheshi.com/