Për herë të parë, NATO-ja shpreh një shqetësim me gojën e Shqipërisë, më saktë të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila u deklarua në Këshillin Atlantik mbi faktin se manovrat ushtarake të Rusisë në Ballkan, po shiheshin me shqetësim nga Aleanca Atlantike. Por a ekziston vërtet një rrezik rus, për Ballkanin dhe ne bashkë?
Sipas disa burimeve, pengu i fundit me të cilin u largua Arvizuja nga Shqipëria, ishte fakti se pavarësisht përpjekjeve dhe investimeve amerikane në Shqipëri, sërish Rusia po ia arrin të krijojë hegjemoninë e saj në Shqipëri dhe Rajon.
Kjo mund të vërtetohet dhe nga fakti se dhe sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, bëri thirrje së fundi që Shtetet e Bashkuara të shtojnë përpjekjet për t’iu kundërvënë disa veprimeve të Rusisë në Ballkan, e cila tha ai, synon të bëjë për vete vende të ndryshme. Sekretari i Shtetit u bëri jehonë komenteve të senatorit Chris Murphy, i cili vitin e kaluar vizitoi disa vende të Ballkanit:
“ Kjo është një lloj lufte asimetrike që Rusia po e perfeksionon, duke blerë mediat apo duke paguar zyrtarët publikë. Njerëzit që nuk i blejnë dot, ata i frikësojnë. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është që të bindim njerëzit se Amerikanët nuk kërkojmë një lojë me Rusinë ku askush nuk del i fituar. Ne besojmë se Ukraina mund të bëhet një portë si për Lindjen ashtu edhe për Perëndimin”, tha Sekretari i Shtetit. /tesheshi+VOA/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?