LSI e Ilir Metës është shumë afër një aleance me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, pas afrimit për reformën në drejtësi.
Të dyja forcat politike kanë qëndrime të përafërta dhe liderët e tyre takohen gati çdo javë në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Vetëm javën e fundit Meta dhe Basha janë takuar dy herë.
Ky trend i ri në politikë ka rihapur debatin e mundësisë apo kartës morale të kësaj aleance që pritet të jetë koalicion në zgjedhjet e vitit 2017.
Në media, disa analistë pranë dhe larg forcave përkatëse politike po hedhin tezat e tyre në këtë debat.
Andi Bushati, i cili kohët e fundit ka shfaqur simpati për aksionet politike të Bashës, në një koment të tij e paralajmëronte që të mos bënte afrim me Metën pasi do të humbte kartën morale.
Por Agron Gjekmarkaj, njw i ashtwquajtur analist, riosh nw kwtw lwmw, e shikon Ilir Metën si “shpëtimtar nga dhuna e Ramës”.
Në një koment të tij, Gjekmarkaj shkruan:
“Nëse Ilir Meta do t’i bindej kërbaçit dhe kulaçit të Ramës, në këtë moment do të ishim përballë një tjetër situate. Personalisht -kur hilet rrezikonin rregullat, dominimi arsyen racionale, shantazhi dhe kërcënimi konsensusin- e kam vlerësuar qasjen e kreut të LSI-së gjatë atyre ditëve si prej burri shteti në raport me reformën, konsensusin, opozitën dhe, kryesisht, për stabilitetin e vendit.
Nëse numrat që dalin nga zgjedhjet e reja kërkojnë një koalicion PD-LSI, ky nuk është fundi i botës, do të merrte kuptimin e një pengese të pashmangshme për të ndaluar Edi Ramën që të bëhet Erdogani i ri i Shqipërisë. Një aleancë të tillë, veç ky horizont do ta justifikonte pas fjalës së zgjedhësve”.
Ndërkaq, Nikollë Lesi, në një koment në Koha Jonë, paralajmëron Ramën që të mos largohet nga koalicioni me LSI-në, pasi sipas tij do të humbte rëndë dhe Meta do t’i merrte të Majtën.
Por Preç Zogaj, i cili u largua nga koalicioni me Edi Ramën dhe u rikthye në PD pas aleancës së kreut të PS-së me Ilir Metën çdo të bëjë tani?!
Deri sot, Zogaj nuk ka shfaqur ndonjë qëndrim të tijin…/tesheshi.com/