Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lulzim Basha bën listën e deputetëve në 12 qarqe: largon Topallin dhe Patozin; ja të gjitha ndryshimet

by te Sheshi
27/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Lulzim Basha bën listën e deputetëve në 12 qarqe: largon Topallin dhe Patozin; ja të gjitha ndryshimet

Lulzim Basha ka përcaktuar 12 njerëzit që do të drejtojnë fushatën e Partisë Demokratike në të gjitha qarqet e vendit, duke paravendosur kështu edhe krerët e listave të deputetëve në zgjedhjet e rregullta apo të parakohshme që mund të ndodhin në vend.

Burime brenda PD-së theksojnë se gjithçka është vendosur shpejt e shpejt që opozita të mos gjendet e papërgatitur në zgjedhje.

Lista nuk është bërë zyrtare, por është caktuar gjatë një takimi të ngushtë mes kryetarit Basha, Sekretarit të Përgjithshëm Ristani, Eno Bozdos dhe Fatbardh Kadillit.

Por ajo që është më thelbësore në këtë ndarje, ka të bëjë me faktin se Basha ka ndërmarrë një ndryshim drastik duke larguar të paktën dy nga figurat e rëndësishme të Partisë Demokratike, dy 2 nënkryetarë historikë të saj, e që sigurisht nuk i bëjnë hiç fresk atij , por janë kritikë, nganjëherë dhe të rreptë.

Kështu, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi nuk janë caktuar fare në drejtimin e grupeve të punës për zgjedhjet në 12 qarqet e vendit.

Që lëvizja ka qenë një vendim i marrë me një synim të caktuar, e tregon edhe fakti se në disa qarqe të vendit, Basha ka lënë ata njerëz që kanë qenë edhe në krye të listave të kandidatëve për deputetë, kurse vetëm për “Vip”-at jo komodë ka bërë mënjanimin.

Dhe zëvendësimi është bërë me figura që aktualisht janë në grupin e ri të lidershipit të opozitës shqiptare.

Kështu, në qarkun e Shkodrës është caktuar Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, në vend të ish-nënkryetares, Jozefina Topalli.

Në qarkun e Tiranës, lista ka qenë e drejtuar nga Sali Berisha, i cili historikisht ka mbajtur si zonë Kavajën e cila është në një qark me kryeqytetin. Por për zgjedhjet e ardhshme Basha ka komanduar kreun e grupit parlamentar, Edi Paloka.

Në qarkun e Korçës, kreu aktual i opozitës ka vendosur një “senator”, por që gjithmonë ka drejtuar listë e qarkut të Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për Genc Rulin i cili zëvendëson Ridvan Boden. Është shumë interesante se Basha është treguar politikisht “cinik” pasi Bode e Ruli kanë qenë gjithmonë prej 25 vitesh rivalë në PD dhe kanë shkëmbyer dikasterin e Financave.

Ndërkaq, në qarkun e Fierit, ai më i madhi pas Tiranës, i cili është shumë i rëndësishëm, Lulzim Basha, ka caktuar Genc Pollon, të cilin e ka larguar nga Berati.

Në Fier, Basha nuk ka bërë ndonjë mënjanim pasi në dy legjislatura, listën dhe grupet e punës i ka drejtuar i ndjeri Sokol Olldashi.

Arben Imami, i cili me Vlorën e lidh viti 1997 kur shkoi dhe u takua me rebelët e armatosur për të rrëzuar Berishën nga pushteti, kohë kur iu vu epiteti “general” , është komanduar pikërisht në qarkun e Vlorës, që lihet bosh nga Arben Ristani që shkon në Shkodër.

Qarku i Durrësit nuk lëviz; do të jetë sërish Eduard Halimi që do të drejtojë punën dhe listën në qytetin bregdetar.

Në Berat, që duket se s’ka fare lidhje pasi nuk është mbuluar asnjëherë, është dërguar si “për internim” Ridvan Bode ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe ish-ministri i Financave, i cili gjithmonë ka mbuluar Korçën ku dhe ka arritur rezultate të rëndësishme, pasi të gjithë Devollin dhe fshatrat e qarkut Korçë i ka mbajtur me PD-në. Ndërsa Berati është një qark i parëndësishëm për PD-në, pasi në 25 vjet nuk ka luajtur nga përkatësia e majtë.

Në zgjedhjet e fundit, PS-ja i ndau deputetët me LSI-në, pasi në këtë qark bën pjesë Skrapari, vendi i origjinës së Ilir Metës.

Në qarkun Gjirokastër është caktuar në vend të Genc Rulit, ish-kryetari i PD-së dhe disa herë minister, Tritan Shehu.

Me origjinë familjare nga Tepelena, e cila bën pjesë në qarkun Gjirokastër, Shehu nuk e ka mbuluar asnjëherë atë zone, por siç duket është vënë për të prezantuar një figurë paqtuese dhe të butë politike.

Qarku i Kukësit nuk ndryshon sërish, pasi siç dhe thuhet, ekipi fitues nuk ndryshohet. Zona që konsiderohet si bastion i palëkundur i PD-së, do të vazhdojë të drejtohet nga ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

Në një qark të rëndësishëm të vendit siç është Dibra, Lulzim Basha duket se ka marrë një vendim drastik.

Është komanduar Gent Strazimiri, deputeti që një vit më parë krijoi imazhin e parlamentarit që ishte viktima e dekriminalizimit, por që vetëm pak kohë më parë u kap mat me kobure në brez gjatë protestës së PD-së në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Strazimiri ka origjinën e familjes së tij nga Dibra, përkatësisht nga krahina e Maqellarës, dhe thënë të drejtën i përket një familje të njohur dhe intelektuale. Por ai, duke qenë se ka lindur e rritur në Tiranë përgjithësisht, ka pasur si veprimtari kryeqytetin.

Por prej vitesh PD-ja nuk gjen karar me Dibrën, pasi edhe në zgjedhjet e fundit dërgoi atje Jemin Gjanën që është nga Kukësi.

Në qarkun e Lezhës, një bastion i PD-së, që diktoi edhe në zgjedhjet vendore të 2015-s, kreu i opozitës nuk e ka ndryshuar ekipin duke lënë në krye të listës Aldo Bumçin, i cili është zgjedhur në këtë zonë prej vitit 2005, nga ku dhe e ka origjinën familjare.

Përgatiti: Ylli Pata – /tesheshi.com/

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”
Politikë

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën
Politikë

Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

15/05/2025
Next Post
21 Janari: Jo vetëm gjykatat shfajësojnë vrasjet, por edhe një organ nën varësi të Edi Ramës

21 Janari: Jo vetëm gjykatat shfajësojnë vrasjet, por edhe një organ nën varësi të Edi Ramës

Gafa e Prokurorisë së Shtetit në Kosovë për arratinë e Azem Sylës: “Daja” para dy ditësh ishte në Drenas dhe para gjashtë ditësh në Prishtinë

Gafa e Prokurorisë së Shtetit në Kosovë për arratinë e Azem Sylës: “Daja” para dy ditësh ishte në Drenas dhe para gjashtë ditësh në Prishtinë

Psikologët: ja pse qentë e urrejnë përqafimin

Psikologët: ja pse qentë e urrejnë përqafimin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni