Eduard Kukan, Europarlamentari sllovak, drejtues i delegacionit për Ballkanin në PE, ka postuar një symbol domethënës në faqen e tij të Facebook. Ajo është një çentro zbukutuese në formë luledele, që siç thotë vetë Kukan është e punuar me grep nga gratë që i mbijetuan masakrës së tmerrshme të Serbrenicës. Lulja është e bardhë dhe në mes me ngjyrë të gjelbërt, që është dhe simboli i besimit dhe identitetit të Myslimanëve të Bosnjës.
“Urime nga korriku i nxehtë në Starsburg. Sot kemi folur shumë për Greqinë, megjithatë këtë javë mbushen 20 vjet nga ngjarja e tmerrshme, gjenocidi i Serbrenicës. Së bashku me kolegët e mij Tanja Fajon, Jozo Radosh and Igor sholtes ne do të mbajmë në duar gjatë seatë që i kanë mbijetuar tmerrit të Serbrenicës.
Është një përkujtim simbolik për ngjarjen e korrikut të vitit 1995, e cila nuk duhet të harrohet dhe të rikthehet”, shkruan Kukan në postimin e tij./tesheshi.com/