Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

    “Pikëllim amerikan” nga vdekje palestinezësh të pafajshëm

    “Pikëllim amerikan” nga vdekje palestinezësh të pafajshëm

    Haradinaj, me “flamur” pro-Zajednicës!

    Haradinaj, me “flamur” pro-Zajednicës!

    Firmat e teknologjisë, në krye të pushimeve nga puna në SHBA

    Firmat e teknologjisë, në krye të pushimeve nga puna në SHBA

    Kolumnisti britanik: Në vorbullën e luftës, kjo po ndodh në Europë

    Kolumnisti britanik: Në vorbullën e luftës, kjo po ndodh në Europë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Ali PAJAZITI: “Shkupi 2014”: Berlini i Dytë dhe parodia boshnjake (1)

Nga te Sheshi
06/07/2015
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: “Shkupi 2014”: Berlini i Dytë dhe parodia boshnjake (1)
11
SHPËRNDARJE

E çuditshme është Maqedonia e viteve të fundit. Aty ndodhin çudirat e relativizimit të kulturëndërtimit. Aty politika bën megaprojekte urbane, që himnizojnë identitetin e alternuar. Aty kryeqytetit dita-ditës i vritet shpirti i vërtetë dhe i bëhet një lustrim absurd, i quajtur “Shkupi 2014”, që vazhdon të jetë temë diskutimi, kundërshtimi, parodizimi…

Homo politikusi i VMRO-DPMNE-së, i partisë në pushtet që nga viti 2006, ka gjeneruar përveç tendosjeve edhe projekte identitare über-Mazedonische, si “Shkupi 2014”, një hap ky i “transit gruevskian”, që përmes politikës së vjetruar krijon lëkundje permanente, krijon një “Berlin të Dytë”. Në 2006-ën, një vit pas decentralizimit administrativ, partia e porsazgjedhur populiste dhe konservatore filloi t’i ngjallë frustracionet pas konfliktit në lidhje me identitetin dhe presionin e evropianizimit deri në atë masë sa kjo qasje mori forma vizuale urbane (“Shkupi 2014”). Ky projekt ndjek vijën e identitetit monolit dhe monocentrik të profilit të dikurshëm të qyteteve evropiane, që tani është braktisur në emër të skenave dhe kuptimeve të shumta; shumëngjyrshmëri kjo që qytetit i ofron jo vetëm larmi kulturore, por edhe potencial ekonomik. Mu për këtë arsye sot kombet e përparuara heqin dorë nga identitetet e ashpra, për shkaqe ekonomike, sikur që nuk munden të mbijetojnë ekonomitë nacionale në epokën e globalizimit të pakompromis.

Shkupi përmes këtij projekti është ndarë në Shkupin e anës së djathtë (maqedonas) dhe në atë të anës së majtë (shqiptar).

Tani kemi të bëjmë me një metafizikë emotive dhe me identitete për përdorim politik ditor, për një koniunkturë të partisë qeveritare shamaniste. Shkupi përmes këtij delirium tremens-i po shndërrohet dalëngadalë në qytetin më të shëmtuar të Evropës, shëmbëlltyrë e kiçit dhe pashijes. Inferioriteti historik dhe vetëdija e prapambetur karikaturalisht ka bërë që sheshi të shndërrohet në vendin ku farkohet identiteti i mbimaqedonasit, ose maqedonoidit.

Kritikat nga instancat ndërkombëtare vazhdojnë të vijnë në kohën që intensifikohet kërkimi i identitetit. Qendra e qytetit është shndërruar në mishmash të statujave historike që nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën (20 të mëdha dhe mbi 100 të vogla). Në një radius të vogël vizitorët shohin Aleksandrin e Madh të bronztë, Justinianin, shenjtorët ortodoksë, Cirilin dhe Metodin nga shekulli i IX, Car Samoilin, Dame Gruevin, Goce Dellçevin, e shumë të tjerë. Aty janë ndërtuar Teatri Kombëtar, Muzeu i Luftës Maqedonase, Arkivi Shtetëror, Muzeu Arkeologjik, Gjyqi Kushtetues, Prokuroria dhe godina e Policisë Financiare, urat…; të gjitha në stilin si-barok, bashkë me rifasadimin e ndërtesave në Sheshin Maqedonia, me vetë sheshin e rikonceptuar më 2015. Eshtë Porta Triumfale, e lartë 22 metra, të cilën një analist e ka cilësuar si “Porta Mizeria”, që sipas sondazheve del si objekti më i urryer ndër ato të “Shkupit 2014”. Lidhur me të, një qytetar ka shtruar pyetjen se cilin triumf do të kremtojë Porta Triumfale? Një tjetër qytetar, që CNN-it i ka kërkuar të mbetet anonim, ka thënë: “Tanimë mundohem që t’i shmangem sheshit të qytetit. Ai është shndërruar në një park argëtues (theme park). Ngado që të ktheheni gjeni statuja dhe skulptura të reja të bronzta. Sikur duan të krijojnë identitet kombëtar. S’mund të imagjinoj qytet tjetër që ndërton portë triumfale në shekullin XXI”.

Shkupi është shndërruar në Luna Park të përmendoreve, në një histori në miniaturë, në një legoland, në një neverland; pak antikë, pak Romë, pak Paris, pak Vjenë. “Expo 2014” është shndërruar në metaforë të diznifikimit, në hapësirë totale dhe historicizëm, në sintaksë postmoderne, në buffer zone, në hapësirë të krijimit të identitetit të ri.

Arkitekti i mirënjohur Mirosllav Gërçev është shprehur se ky projekt përbën një mbetje arkitektonike, një kiç, një përçartje për të cilën harxhohen 300-400 milionë euro.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Ljupço Georgievski, ka thënë në lidhje me “Shkupi 2014” në një deklarim për një televizion bullgar:

“Qendra e Shkupit është e ngjashme me Disneylandin, ose me parkun Asteriks në Paris. E gjithë pjesa tjetër e Maqedonisë nuk ka asnjë rrugë të rregulluar, nuk ka asnjë manifestim kulturor; bëhet fjalë për një karikaturë konceptuale të ndryshme në kryeqendrën e Republikës së Maqedonisë”.

Të gjitha këto janë përpjekje për ta bërë këtë shtet njëfetar, njënacional, për t’i dhënë konotacion njëkulturor, që bie ndesh me realitetin shoqëror.

“Rikonstruktimi i planifikuar i ndërtesave reprezentative të periudhës sllave të Mbretërisë së Jugosllavisë (të viteve ‘30 të shekullit XX) do të duhet të krijojë lidhje me qytetin evropian, të krishterë e borgjez, ndonëse Shkupi asnjëherë nuk ka qenë i tillë, dhe ta mohojë të kaluarën e tij orientale, myslimane”.

Eshtë shumë tmerruese që e gjithë kjo strategji realizohet në mënyrë arbitrare, gjë të cilën e theksoi edhe ish-ambasadori evropian, Fuere, sipas të cilit, sikur të pyeteshin vetë Dellçevi dhe Karevi, ata do të kishin thënë që mos t‘u vendosen shtatoret pa pyetur qytetarët. Një analist tjetër u shpreh në mënyrë sarkastike se, nëse vazhdohet me këtë ritëm, R.M.-në e pret “Bruce Lee Faza”, pra, shembulli i Mostarit, ku qytetarët s’arritën të merreshin vesh për skulpturat që do të vendoseshin, e në fund i dhanë drejtim me vendosjen e figurës së artistit të njohur. Maqedonizimi, si ideologji sllavo-ortodokse, po hap krahët si një lucifer i vërtetë. Eshtë një provokim në sedër, një tendencë për t’i rrethuar shqiptarët dhe muslimanët në një geto, për t’u dhënë përshtypjen se Maqedonia dhe kisha janë një, se edhe antikiteti e objektet osmane do të pasqyrojnë ortodoksizëm. Absurdi duket edhe nga fakti se synohet të ndërtohen kisha ortodokse dhe përmendore të heronjve sllavë edhe në vende ku nuk kanë ekzistuar kurrë më parë.

Një nga regjisorët më të famshëm maqedonas, Sllobodan Unkovski, flet për gjendjen e përgjithshme të Shkupit të trazuar dhe për përgjegjësinë ndaj këtij entiteti të përbashkët:

“Pas lëshimit të frymës së urrejtjes ndaj mendimit ndryshe (artikuluar edhe në procedurat e ‘Shkupit 2014’), dhe rrahjes së studentëve në shesh, gjithçka u bë e lejuar dhe e mundshme. Këtë e treguan të gjitha ngjarjet, nga presioni, syrgjynosja, burgosja, vrasjet, protestuesit kujdestarë, mbyllja e mediave, përçmimi i Kuvendit, rrënimi i kapaciteteve të dobëta të vendit, thirrja për linçim, harxhimi jotransparent i parave tona, zhvillimi i ndjenjës së pasigurisë individuale”. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Në foto: Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

31/01/2023
Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?
Opinione

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

30/01/2023
Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!
Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

25/01/2023
Lajme të tjera
EKSKLUZIVE/ Serbët që vendosën barrikadat në veri, që plagosën ushtarë të KFOR-it e vranë policë të Kosovës,  pritet të fillojnë trajnimin në Vushtrri

EKSKLUZIVE/ Serbët që vendosën barrikadat në veri, që plagosën ushtarë të KFOR-it e vranë policë të Kosovës, pritet të fillojnë trajnimin në Vushtrri

Adriana, qëndistarja që e do e tan shqiptaria

Adriana, qëndistarja që e do e tan shqiptaria

Valter Gjoni: Ju rrëfej (edhe në foto) 41 kryebashkiakët e Tiranës, nga  Zyber Hallulli e deri tek Erjon Veliaj

Valter Gjoni: Ju rrëfej (edhe në foto) 41 kryebashkiakët e Tiranës, nga Zyber Hallulli e deri tek Erjon Veliaj

TË FUNDIT

Orteku i madh në Himalaje, bilanc tragjik

Orteku i madh në Himalaje, bilanc tragjik

4 orë Më parë
Rusi: zbulohet busti i Stalinit me “urdhër nga lart”

Rusi: zbulohet busti i Stalinit me “urdhër nga lart”

5 orë Më parë
E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

6 orë Më parë
Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

6 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

01/02/2023
Video: sfida e re turke Arma II, gati për prodhim

Video: sfida e re turke Arma II, gati për prodhim

01/02/2023
Rrota e fatit: futbollisti i dështuar që zbuloi të ishte princ

Rrota e fatit: futbollisti i dështuar që zbuloi të ishte princ

01/02/2023
The Times: Ukraina do të rrjedh gjak deri në vdekje nëse…

The Times: Ukraina do të rrjedh gjak deri në vdekje nëse…

01/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist