Luleshitësi francez Bruno Geyer ka fituar njëfarë fame nga dyqani i tij që falë punës 15-vjeçare e ka dekoruar çdo cep të tij me ujitës. Sot, ka rreth 800 të tillë të varur në muret e dyqanit e në çati.
Dyqani u bë një atraksion turistik në qytetin e vogël të Rougemont Le Chateau. Shumë vetë komentojnë në lidhje me dyqanin e tij e thotë se ngjan me një ndërtesë e dalë nga ndonjë libër fantazish.
Kjo histori nisi 15 vite më parë kur motra e tij i dhuroi një ujitës lulesh. Ati filloi të kuptonte rëndësinë që kishte uji dhe nisi ta shikonte ujitësin si simbol të jetës. /tesheshi.com/