Në Oregon të SHBA ka nisur një nismë për legalizimin e psilocybes psychedelic, e quajtur ndryshe si “kërpurdha magjike”, por që konsiderohet bimë narkotike dhe posedimi i saj dënohet me ligj.
Organizatorët e iniciativës kanë nevojë për 117,578 nënshkrime për ta vënë çështjen në votim. Nëse mblidhet numri i mjaftueshëm, banorët e Oregonit do të votonin mbi dekriminalizimin e psilocybes në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020.
Nëse iniciativa është e suksesshme, psilocybes do të legalizohet dhe mënyra për kultivimin dhe tregtimin e tyre do të hapet.
Studime të shumta në vitet e fundit kanë treguar se “kërpudhat magjike” mund të kenë një efekt pozitiv tek njerëzit që i nënshtrohen trajtimit të kancerit dhe vuajnë nga depresioni.
“Qëllimi i Dekriminalizimit tonë për përdorimin e psilocybes deri në vitin 2020 është vazhdimi i hulumtimeve të suksesshme shkencore në universitetet më të mira anembanë botës”, shpjegoi inisiatori e projektit Tom dhe Sheri Eckert. /tesheshi.com/