Një situatë e tensonuar është krijuar pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, pasi vanorët e një banese kanë bllokuar rrugën duke u shtrirë përdhe, me qëllim për të ndaluar IKMT që të prishin banesën e tyre.
Vendimi i Gjykatës që i kthen pronarëve një sipërfaqe toke nuk iu ka pëlqyer pronarëve të një ndërtese që është mbi këtë pronë.
Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të hapur rrugën ndërsa janë shoqëruar disa nga banorët. Ndërkohë që është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të një zjarri që shpërtheu në ndërtesën që do të shembet.
Është një prej atyre qimdra rasteve në Shqipëri, ku dy palë përplasen për pronën. Dhe siç ndodh në raste të ngjashme, ofrohen dhe skena trishtuese të fëmijëve apo dhe grave shtatzëna, të cilat përfshihen në akte deri dhe çmendurake, me pasojë përplasjen me policinë. /tesheshi.com/