Fatos Lubonja ka sulmuar ashpër Kadarenë duke e akuzuar për bashkëpunim me kreun e hetuesisë shqiptare, Qemal Lame si dhe me Henri Çilin, për ta vënë atë nën akuzë me gjëra të pavërteta nga e kaluara.
Prej ditësh, gazeta Mapo po investohet në një debat mes dy figurave, Kadare – Lubonja, referuar një thënie të këtij të dytit në hetuesi gjatë kohës së dënimit, sipas së cilës është shprehur kundër Kadaresë në një rrëfim për implikimet ideologjike të të atit, Todit, edhe ky i dënuar me burg gjatë nga fundi i viteve `70 e më më pas porsi i biri Fatosi. Lubonja nuk i mohoi ato që janë publikuar, duke pretenduar se ato aspak nuk e penalizojnë karshi Kadaresë.
Më pas ai tha Kadare po bashkëpunon me të njëjtin njeri, Qemal Lamen, me të cilin sipas tij kanë bashkëpunuar dhe në rastin e atij djalit, Renato Rapit, për ta çuar në psiqiatri.
Pra bëhet fjalë për atë që donte vajzën e Kadaresë, e që ky i fundit nuk e praonte si lidhje.
Po ashtu Lubonja sulmoi dhe Henri Çilin, gazeta e së cilit po trajton të dhëna të dosjes së Lubonjës që kanë të bëjnë me Kadarenë, duke e quajtur një njeri të pamoralshëm. /tesheshi.com/