Krerë të LSI-së janë ndjerë keq nga deklarimet e ashpra të raportuesit Knut Fleckenstein, ku në qendër qe pikërisht ajo, gruaja në krye të kësaj force, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit, ka reaguar deri me gjuhë nacionaliste ndaj diplomatit gjerman, duke i treguar deri dhe derën si një i huaj i papranueshëm
“Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve.
Ky është misioni ynë, asnjë hap pas”, shkruan Kryemadhi.
Gjithashtu, një tjetër emër nga LSI, Përparim Spahiu, i ka kujtuar diplomatit gjerman se është në detyrë deri në maj, referuar zgjedhjeve europiane.
“Bëj durim për aq kohë sa të ka ngel, derin ë maj”, shkruan Spahiu. /tesheshi.com/