LSDM pas marrjes së pushtetit në Maqedoni ishte zotuar se do të shpalosë të gjitha parregullsitë e qeverisë së mëparshme.
Kështu sot, sekretari i përgjithshëm i qeverisë së Zoran Zaevit, Dragi Rashkovski, ka publikuar në profilin e tij në Facebook dokumente në të cilat pretendohet se janë shpenzuar më shumë se 800 mijë euro për punonjësit që nuk janë paraqitur në punë në vitin 2016.
Rashkovski ka njoftuar se ka nisur procedura disiplinore ndaj personave të përfshirë, ndërsa do të shihen nëse është e nevojshme të nisin edhe proceset gjyqësore.
Ai ka thënë se kjo ishte një mënyrë për të ushqyer militantët partiakë. /tesheshi.com/