Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana është bërë me skuadër të re. Franca është sërish destinacion i Canës që rikthehet pas disa viteve në vendin ku dhe morri famën dhe prestigjin për tu shndërruar më pas në një figurë ikonë për tifozët kuq e zi. Cana kalon tek skuadra Nantes, në të cilën luan po ashtu lojtari tjetër i Kombëtare Shqiptare, Ermir Lenjani.
Episodet e telenovelës Lorik Cana kanë përfunduar me një fund të lumtur për vetë futbollistin dhe skuadrën në të cilën është transferuar. Kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka nënshkruar për skuadrën franceze, Nantes. Cana edhe në të kaluarën ka luajtur në kampionatin francez, përkatësisht te skuadra Paris SG dhe Marseille, në të cilën ishte edhe kapiten skuadre.
Kjo lëvizje vjen në momentet e fundit pasi Nantes ka liruar nga rradhët e veta mbrojtësin Djiolobodiji për të kaluar te skuadra e Chelseas. Cana në skuadrën e Nantes do të gjejë bashkëlojtarin e Kombëtares, Ermir Lenjanin.
/tesheshi.com/