Opozita hungareze arriti të dielën fitoren më të madhe zgjedhore të dekadës, ndërsa politikani liberal Gergely Karacsony mposhti Istvan Tarlos, anëtar i partisë në pushtet, në garën për kryetar të Budapestit.
Këto rezultate nuk do të ndikojnë në fuqinë e kryeministrit Viktor Orban, të forcuar nga një ekonomi e fortë, retorikë anti-emigruese dhe ngritje pagash. Ndërkohë, partia e tij Fidesz është akoma shumë i popullarizuar në pjesët rurale të shtetit.
Zgjedhjet parlamentare janë planifikuar të zhvillohen në vitin 2022, dhe Orban, në pushtet që nga viti 2010, ka një shumicë dërrmuese në parlament.
Pas 81.6 përqind të votave, kandidati liberal Karacsony ka mbështetjen e 50.6 banorëve të kryeqytetit hungarez, krahasuar me 44.3 përqind të Tarlos, tregojnë rezultatet e zyrës shtetërore të zgjedhjeve.
Një rezultat i mirë nga opozita ka treguar se taktika për të shkuar në votime me kandidatët e përbashkët sjell sukses në luftën kundër Fidesz, i cili ka regjistruar shtatë fitore radhazi elektorale në zgjedhjet parlamentare, lokale dhe evropiane të vitit 2010.
“Ne u kemi dhënë të gjithëve një mësim në demokraci … U krijua uniteti i opozitës të pritur prej kohësh nga votuesit, dhe rezultatet na tregojnë se kjo është rruga përpara”, u tha mbështetësve të tij kryetari i ri i Budapestit.
“Ndryshimi i Budapestit dhe qyteteve të tjera të mëdha është hapi i parë drejt ndryshimit të Hungarisë”, shtoi Karacsony, i cili do të zëvendësojë 71-vjeçarin Tarlos, kryetarin e bashkisë që nga viti 2010.
“Kjo fitore tregoi se fuqia e njerëzve është më e fuqishme se njerëzit në fuqi, se dashuria dhe bashkëpunimi gjithnjë e mposhtin urrejtjen, dhe realiteti është gënjeshtra”, shtoi ai nën euforinë e fitores.
Ndërkohë, Orban pranoi humbjen duke thënë: “Qytetarët e Budapestit kanë vendosur që është koha për diçka ndryshe. Ne e pranojmë atë vendim. Në interes të shtetit dhe njerëzve të Budapestit, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”, shtoi ai.
Ai vuri në dukje se Fidesz pret fitore në më shumë se gjysmën e qyteteve me më shumë se 5,000 banorë, dhe se rezultatet mbarëkombëtare tregojnë se aleanca e tij e krahut të djathtë mbetet më e fortë në Hungari. /tesheshi.com/