Ivan Balliu është një ndër lojtarët e rekrutuar së fundmi në kombëtaren e Shqipërisë, por ai nuk e ka ditur që kishte gjak shqiptari në venat e tij.
I lindur në vitin 1992 në Girona të Spanjës ai përfaqësoi të rinjtë e këtij shteti në U17 dhe U19 deri kur u thirr nga FSHF për të luajtur me ngjyrat kuqezi.
“Ata më thirrën në prill dhe patëm një takim me shefin e FSHF-së Armando Duka. Më pyetën për rrënjët e mia dhe më thanë se isha shqiptar. Nuk e dija sepse i kisha humbur kontaktet me të afërmit”, shprehet ai për Marca.
Balliu do të luajë kundër Lihteshtejnit dhe Maqëdonisë në ndeshjet e radhës. /tesheshi.com/