Ekonomia botërore është duke u rikuperuar mirë për gati dhjetë vjet pas krizës financiare, me një rritje ekonomike prej 3.5 përqind në vitin 2017, sipas një raporti nga Forumi Ekonomik Botëror. Ekonomitë evropiane tregojnë veçmas shenja të rimëkëmbjes dhe rritja e pritshme e eurozonës në këtë vit është 1.9 për qind. Ky përmirësim mund të shihet në listën e konkurrencës së ekonomive botërore, ku gjashtë vende evropiane janë ndër dhjetë vendet e para.
Forumi Ekonomik Botëror përcakton konkurrueshmërinë e shteteve si një grup institucionesh, politikash dhe faktorësh që përcaktojnë nivelin e produktivitetit. Zvicra qëndron në krye të listës për herë të parë me një rezultat 5.86 (nga 7 e mundshme). SHBA është në vendin e dytë dhe rezultati është përmirësuar vazhdimisht që nga viti 2010. Përkundër një rezultati të lartë, raporti tregon se SHBA-ja duhet të rregullojë mjedisin makroekonomik, sistemin shëndetësor dhe arsimin.
Vendet e rajonit gjenden në mes të listës, me përjashtim të Bosnjës, e cila është pozicioni i 103-të me një rezultat prej 3.87 të ekonomisë më të keqe evropiane, ndërsa Shqipëria renditet e 75-ta menjëherë pas Kroacisë e cila është e 74-ta, Sllovenia e 48-ta, Serbia nga pozicioni 101 në vitin 2014 sivjet ngritet në atë të 78-të, një pozitë më poshtë se Mali i Zi i cili është i 77-ti, Greqia e 87-ta kurse Italia e 43-ta.
Ndër problemet kryesore të ekonomive të rajonit numërohen burokracia shtetërore jo-efektive, paqëndrueshmëria politike, korrupsioni dhe politika e taksave.
Jemeni i shkatërruar është në fund të listës me një rezultat prej 2.87, pasuar nga Mazambiku dhe Çadi, të dyja me një rezultat prej më pak se tre pikë. Tetë nga dhjetë shtetet me ekonomitë më pak konkurruese janë në Afrikë dhe Jemeni me Haitin janë të vetmet vende jo-afrikane. /tesheshi.com/