Janë liruar mbrëmjen e së hënës pothujse të githë studentët e ndaluar pas incidentit me shefin e qeverisë Rama, të cilin e qëlluan me vezë teksa po dilte nga Fakulteti i Shkencave Sociale ku ishte për një fjalim.
Gjatë gjithë orëve të pasdites ata u mbështetën nga bashkëmoshatarë e bashkëstudentë, të cilët insistuan në lirimin e tyre.
Shkak i reagimit ka qenë kundërshtimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Gjatë daljes nga Drejtoria e Policisë, njëra nga të ndaluarat citoi vetë Ramën kur tha: S`keni parë gjë akoma.
Ndërkohë, sipas një investgimi të dita.al, ata janë po të njëjtët që më 30 maj të këtij viti u përplasën me Berishën në bregdetin e Gjirit të Lalzit.
Bëhet fjalë për një grupim me emrin “Organizata Politike” që ka si simbol grushtin dhe si slogan fjalinë: “Zemrat bashkë, mendjet bashkë! E ardhmja është e të gjithëve”.
Në rastin e incidentit me Berishën, ata kanë bërtitur drejt tij “Poshtë klasa politike”, duke i treguar grushtet, e madje dhe gishtin e mesit, siç raportohet nga dita. al. Ndërkohë që pak çaste pas aktit, Berisha e përkrahu aktin e tyre, sigurisht pa e ditur që janë po ata që e shpotitën me fjalë e gjeste atë mbrëmje maji buzë detit. /tesheshi.com/