Edhe LinkedIn ka kaluar Twitterin në lidhje me numrin e përdoruesve. Në fund të muajit shtator, përdoruesit e rrjetit social profesional ishin 396 milion në krahasim me 380 milion që ishin në muajin gusht dhe kanë mbërritur në 400 milion javën e shkuar. Sipas të dhënave të fundit, Twitter numëron vetëm 320 milion përdorues.
LinkedIn ka bërë me dije rezultatet tremujore. Ajo ka mbyllur tremujorin e tretë të vitit 2015 me një rritje prej 37% në bazë të një mesatare vjetore me 779.6 milion dollarë. Humbja neto është rritur me 41 milion dollarë kundrejt 4.3 milion të vitit 2014.
Investimet në aplikacionet për telefonat dhe në tregun e jashtëm kanë qenë të shumta, por kanë qenë pikërisht ato që kanë sjellë rritjen e numrit të përdoruesve./tesheshi.com/